Aksident trafiku mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Aksident trafiku mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Kronika September 13, 2025 - 20:10

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident ku janë përfshirë tri vetura në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, drejtimi Babush-Bibaj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Njësia policore e tragikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka pranuar ndihmë mjekësore”.

“Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”.