
I kërkuar në Austri për trafik droge, kapet në kufi 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Austria, si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”, tha policia, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.