
Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari
Kronika
September 13, 2025 - 08:56
Të premten e 12 shtatorit, një person ka mbetur i plagosur në Pejë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. i dyshuari pas kryerjes se veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë dhe i njëjti është paraqitur në stacion policor.
Viktima mbeti i plagosur në rrugën “Papa Klementi”, rreth orës 15:48, ku më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.