Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici

Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici

Kronika September 13, 2025 - 08:54

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Një burrë atje ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri, i cili më pas është dërguar në spitalin e Pejës.

Policia tha se i dyshuari pasi ishte larguar fillimisht nga vendngjarja, pastaj ai vetë është paraqitur në stacionin policor.

“Rr. Papa Klementi, Pejë  12.09.2025- 15:48. Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.