
Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Pejë
Kronika
September 12, 2025 - 18:03
Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka pohuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.
Rugova ka shtuar: “Ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga policia”.