
Aksident trafiku në Vitomiricë të Pejës, katër të lënduar
Kronika
September 12, 2025 - 13:10
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi sot në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. /Zëri