Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Kronika September 12, 2025 - 10:33

Dogana e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një veturë në pikën kufitare të Hanit të Elezit ka zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 milimetra.

Sipas njoftmit të Doganës, fillimisht udhëtarët kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim, por pas kontrollit nga zyrtarët doganorë, në hapësirën e bagazhit të automjetit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin e lartpërmendur. 

“Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës së Kosovës. /Zëri