Gjendet një mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës
Foto: Ilustrim

Gjendet një mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës

Kronika September 12, 2025 - 09:43

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një shtëpi në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:40 në fshatin Bellanicë të Malishevës, raporton Zeri.info.

“Fsh. Bellanicë, Malishevë / 11.09.2025 – 12:40. Është raportuar se gjatë punimeve në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur një mjet i dyshimtë. Njësia policore është në sigurim të vendit të ngjarjes, derisa aty të dalë njësia për deminim”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri