
Ndalohet shoferi në Ferizaj - i konfiskohen armë, fishekë, drogë, telefon e veturë
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri me 16 fishekë, katër qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë 1.62 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Zenel Hajdini’, Ferizaj / 11.09.2025- 21:00. Njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 16 fishekë, katër qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë 1.62 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pastaj gjatë kontrollit të banesës tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar edhe 21 fishekë, dy qese të najlonit me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas përfundimit të përgjithshëm të kontrollit është konfiskuar edhe vetura e përfshirë në rast dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është në dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri