Një fëmijë në Zubin Potok keqtrajtohet nga një grua
Foto: Ilustrim

Një fëmijë në Zubin Potok keqtrajtohet nga një grua

Kronika September 12, 2025 - 09:28

Një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije në Zubin Potok.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:00, në Zubin Potok, raporton Zeri.info.

“Zubin Potok / 11.09.2025 – 14:00. Është raportuar se e dyshuara kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull kosovar. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri