Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Kronika September 11, 2025 - 22:51

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën  “Ismet Ramadani” të enjten  në Ferizaj.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në këtë rast që ka ndodhur rreth orës 20:11 minuta , nuk raportohet për të lënduar.

“Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja. Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë, dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Veseli.