
Një fëmijë 9-vjeçar kafshohet nga qentë endacakë rrugës për në shkollë
Një fëmijë 9-vjeçar në lagjen Veternik të Prishtinës është sulmua nga një grup qensh endacakë para banesës së tij.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në kohën kur ai po nisej për në shkollë.
Fëmija u kafshua në këmbë dhe pësoi lëndime që kërkuan ndërhyrje urgjente mjekësore. Një qytetar që ndodhej aty afër ndërhyri menjëherë për ta shpëtuar, duke e ndihmuar të largohej nga qentë dhe më pas të kërkonte ndihmë mjekësore për plagët e shkaktuara.
Sipas familjarëve, fëmija është në gjendje të rëndë emocionale, pasi është frikësuar shumë nga sulmi i befasishëm.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar./GazetaInfokus