
Vrasja e dyfishtë në Shkodër, gjykata i cakton të dyshuarit arrest me burg
Kronika
September 11, 2025 - 12:32
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër.
Mësohet se në seancë Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari. /tch