
Qytetarit në Viti i vidhet vetura me vlerë të konsiderueshme
Kronika
September 11, 2025 - 10:32
Mbrëmë në Viti ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku një mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij është marrë nga persona të panjohur.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:25, në Viti, raporton Zeri.info.
“Viti, 10.09.2025, 21:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e viktimës mashkull kosovar, ku sipas ankuesit vlera e veturës është e konsiderueshme. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri