Aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit, paguhej nga 700 € në muaj për informatat që ia jepte BIA-s
Foto: Laura Hasani

Aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit, paguhej nga 700 € në muaj për informatat që ia jepte BIA-s

Kronika September 11, 2025 - 10:18

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Selimit për veprën penale “Spiunazh”, shkruan Zeri.info.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri H.S. akuzohet se nga nëntori i vitit 2009 e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA.

“Sipas aktakuzës, H.S., më 22.11.2015, kishte udhëtuar në Siri, duke iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione te zyrtarët e BIA-s, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ISIS, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-s, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B. dhe të përcjellë informata tjera të rëndësishme. Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-s e paguanin H.S. deri në 700 euro në muaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Aktakuzë ndaj H.S. për veprën penale “Spiunazh”

Prishtinë, 11 shtator 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj H.S., për veprën penale “Spiunazh”.

I pandehuri H.S. akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

Sipas aktakuzës, H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione te zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-s e paguanin H.S. deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi. /Zëri