Shoqërohen në Polici pesë persona, hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Shoqërohen në Polici pesë persona, hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronika September 11, 2025 - 10:16

Pesë persona, katër meshkuj dhe një femër, janë ndaluar në Ranilluk nga autoritetet kosovare, pasi të njëjtët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me veturë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:55, në fshatin Ranilluk, raporton Zeri.info.

“Ranilluk / 10.09.2025 – 13:55. Janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër, kosovarë, pasi me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri