Vëllai i madh qëllon me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë

Vëllai i madh qëllon me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë

Kronika September 10, 2025 - 13:15

Një 29-vjeçar në Tiranë ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, të moshës 27 dhe 20 vjeç.

Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të riun.

Ndërsa dy vëllezërit e tij ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M. dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.