
71-vjeçari bie nga kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ngjarja ngjall dyshime
Kronika
September 10, 2025 - 12:55
Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë, pasi u rrëzua nga kalaja e Prizrenit.
Avokati Gent Gjini tha se ngjarja është befasuese dhe ngjall dyshime, pasi një person në atë moshë zakonisht nuk do të rrezikonte të ngjitej në kala.
Siç tha ai, një dëshmitar ka parë ngjarjen dhe kalaja e Prizrenit ka kamera, ndërsa rrethanat e sakta pritet të zbulohen në ditët në vijim.
“Kjo është për t’u befasuar për mua si avokat dhe një person në atë moshë të shkojë atje dhe të rrëshqet këmba dhe të dëgjohet nga një dëshmitar është e dyshimtë. Por kalaja e Prizrenit ka kamera dhe një dëshmitar ka parë ngjarjen. Në ditët në vijim do të zbulohen rrethanat”, tha Gjini. /klankosova