
Tre kosovarë arrestohen e dëbohen nga Zvicra, qëndronin dhe punonin ilegalisht
Kronika
September 10, 2025 - 08:53
Policia e Zugut ka arrestuar tre kosovarë të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Baar.
Të tre po punonin si skele-punues pa leje pune dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeiticker.ch.
Njëri prej tyre tentoi të ikte, por u kap pas pak minutash në një arë misri.
Pas procedurës së shpejtë gjyqësore, kosovarët u dënuan me gjoba prej qindra frangash dhe u dëbuan menjëherë nga Zvicra, transmeton Klankosova.tv.
24-vjeçarit iu shqiptua ndalesë hyrjeje dyvjeçare për Zvicrën, ndërsa 29 dhe 34-vjeçarit ndalim dyvjeçar për tërë Zonën Schengen.