Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronika September 08, 2025 - 23:02

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur i paraburgosuri me inicialet L.S.

Sipas komunikatës, stafi korrektues dhe mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë mirëpo ishte pa rezultar, raporton Zeri.info.

“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet në njoftim. /Zëri