
Sulmi me thikë në shkollën gjermane, i riu nga Kosova jashtë rrezikut për jetë
Kronika
September 08, 2025 - 11:43
Autori i dyshuar, i cili plagosi rëndë një mësuese në një kolegj profesional në Essen me thikë të premten, më 5 shtator, nuk është më në rrezik vdekjeje – edhe pse fillimisht u raportua se ishte qëlluar për vdekje.
Një zëdhënës i policisë së Bochum e konfirmoi këtë të hënën (8 shtator), shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se 17-vjeçari iku pas sulmit dhe më vonë u qëllua nga policia në qendër të qytetit të Essenit.
Mësuesja u shtrua në Spitalin Universitar të Essenit të premten dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.
Jeta e saj nuk është më në rrezik.
Sipas mediave gjermane, sulmuesi është nga Kosova. /Telegrafi