Vrasja në Llapashticë, 10 plumba u shkrepën në trupin e 44-vjeçarit

Vrasja në Llapashticë, 10 plumba u shkrepën në trupin e 44-vjeçarit

Kronika September 07, 2025 - 21:12

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

32-vjeçari, Arbër Havolli dyshohet se shtiu me armë hiç më pak se 10 herë ndaj 44-vjeçarit, Bashkim Spahiu nga Gllamniku i kësaj komune.

Familja e viktimës thonë se kurrë nuk kanë dëgjuar për emrin e të dyshuarit, e as nuk ishin në dijeni se familjari i tyre ishte në konflikt me dikë.