
U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK
Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në Rahovec.
Lajmi për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga policia në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.
“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Për këtë ngjarje të rëndë, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Gazmend Spahiun, drejtorin e Klinikës Intensive. I njëjti poashtu e konfirmoi se dyvjeçari vdiq sot.