
Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet një person në Malishevë
Kronika
September 07, 2025 - 16:13
Një mashkull është arrestuar me datë 06.09.2025 rreth orës 12:35 në Malishevë nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, madje edhe e ka kërcënuar
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor. /Zëri