
Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin e Prishtinës, falsifikoi dokumentet
Kronika
September 07, 2025 - 16:07
Policia e Kosovës ka njotuar se të shtunën rreth orës 18:40 është arrestuar një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e udhëtimit.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri