Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë, policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë, policia nis hetimet

Kronika September 07, 2025 - 15:42

Një grua është gjetur pa shenja jete në një objekt të pabanuar në qytetin e Pejës, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë është gjetur gjatë së shtunës.

Policia bën të ditur se tashmë ka nisur hetimet mbi këtë rast të vdekjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM I VDEKJES

Pejë / 06.09.2025 – NN. Raportohet se në një objekt të pa banuar është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri