
I dyshuari për vrasjen në Llapashticë, ende në arrati
A.Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut në Llapashticë të Podujevës, ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i Policisë.
Ndryshe, Spahiu do të varroset sot në varrezat e fshatit Gllamnik.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30 të shtunën.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.