Përfshihet nga zjarri një automjet në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një automjet në Prishtinë

Kronika September 07, 2025 - 14:28

Një zjarr ka përfshirë një automjet në Prishtinë mesditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet”, tha Pllana.

Tutje Pllana ka bërë të ditur se policia është duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me incidentin.