
Krejt çfarë dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
Një person ka vdekur mbrëmjen e së shtunës si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.
Po ashtu hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.
Sipas mediave lokale, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.
Ndërsa, dorasi dyshohet të jetë Arbër Havolli.