Roja humb jetën në Tiranë, e zuri porta e objektit ku punonte

Roja humb jetën në Tiranë, e zuri porta e objektit ku punonte

Kronika September 06, 2025 - 13:40

Një 68-vjeçar i cili punonte si roje në Tiranë, vdiq pasi e zuri porta e objektit ku punonte.

Policia në Tiranë ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K., gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë, 68-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë

Hetimet për rastin vijojnë nga ana e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.