
Prangoset një burrë për shitje të paautorizuar të armëve në Fushë-Kosovë
Kronika
September 06, 2025 - 08:41
Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka shitur në mënyrë të paautorizuar armë apo mjete plasëse.
Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj të dyshuarit për veprën “Import, Eksport, Furnizim, Transportim, Prodhim, Këmbim, Ndërmjetësim ose Shitje e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”, raporton Zeri.info.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Është bërë kontrolli i shtëpisë së tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.