Aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

Aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

Kronika September 05, 2025 - 20:01

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku kanë qenë të përfshira dy makina.

Kjo është konfirmuar për Express nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

‘‘Rreth orës 13:30 ne rrugën Nacionale Prishtinë -Ferizaj në udhëkryqin Konjuh-Livagjë, ka ndodhur nje aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit një përson është lënduar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka njoftuar policia.