
62 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Kronika
September 05, 2025 - 10:10
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 61 aksidente trafiku, ku prej tyre 33 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se brenda këtij intervali kohor janë shqiptuar 2372 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
11 persona janë arrestuar, ndërsa tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje.