Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Mitrovicë, Policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani

Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Kronika September 05, 2025 - 09:50

Një mjet shpërthyes është hedhur pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa hetimet kanë nisur.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shipol të Mitrovicës së Jugut, raporton Zeri.info.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri