
Prangosen dy persona në Mitrovicë të Jugut, sulmuan me shufra hekuri një tjetër
Kronika
September 05, 2025 - 09:28
Dy persona janë arrestuar në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës, pasi kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:50, në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicën e Jugut, raporton Zeri.info.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri