
Policia në Bërnjak ia gjen shtetasit serb një vulë të strukturave paralele
Kronika
September 04, 2025 - 09:00
Policia ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Bërnjak gjatë së enjtes, rreth orës 23:50, është ndaluar një veturë me targa të Serbisë për kontroll.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një vulë e strukturave paralele serbe, raporton Zeri.info.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet ndër të tjera. /Zëri