
Një i dyshuar në Shtërpcë tenton t’i godasë zyrtarët e Agjencisë Pyjore, rasti në hetime
Kronika
September 04, 2025 - 08:53
Dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës kanë raportuar të mërkurën se janë sulmuar nga një person në Shtërpcë.
Sipas tyre, i dyshuari ishte duke drejtuar një automjet të ngarkuar me dru dhe ka tentuar t’i godasë ata.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ndër të tjera. /Zëri