Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë së mërkurës
Foto: Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë së mërkurës

Kronika September 04, 2025 - 08:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë së mërkurës nëpër stacione policore janë raportuar gjashtë raste të dhunës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, katër raste janë raportuar vetëm në rajonin e Prishtinës, një në Pejë e një në Malishevë.

Policia po ashtu bën të ditur se vetëm dy persona janë arrestuar.

Më poshtë jua sjellim secilin rast veç e veç:

Dhunë në familje

· Graçanicë / 03.09.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Obiliq / 03.09.2025 – 11:30. Janë shoqëruar në stacion për intervistim të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave, kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtët kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje & lëndim i lehtë

Pejë / 03.09.2025 – 14:00. Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshjeje, dyshohet se janë sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Dhunë në familje

Malishevë / 03.09.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri