
Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit
Kronika
September 03, 2025 - 23:25
Disa kabllo elektrike kanë marrë flakë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Klinës.
Sipas pamjeve të publikuara nga media lokale “Klinainfo”, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve për të menaxhuar situatën.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar ose shkaqet që çuan deri te ky incident.