
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Kronika
September 03, 2025 - 21:23
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme.
I njëjti nxiste tre të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ai ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit.
Gjithashtu sipas lapsi, janë sekuestruar edhe sende e vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.