Po trajtohej në QKUK, vdes e aksidentuara në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Po trajtohej në QKUK, vdes e aksidentuara në Fushë-Kosovë

Kronika September 03, 2025 - 11:06

Një grua, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi ishte aksidentuar më datën 20.08.2025, rreth orës 07:10, në Fushë-Kosovë, ka vdekur gjatë ditës së djeshme në QKUK.

“Kosovë / 20.08.2025 - 07:10. Më datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Viktima ishte aksidentuar me datën e cekur në rrugën nacionale Pejë - Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri