
Arrestohet shtetasi i huaj për sulm ndaj një kosovareje në Fushë-Kosovë
Kronika
September 03, 2025 - 10:51
Një rast i “Lëndimit të lehtë trupor” është raportuar sot në orët e para të mëngjesit në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se i dyshuar në këtë rast është një shtetas i huaj, i cili dyshohet ta ketë sulmuar një femër, shtetase kosovare, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri