
Automjeti pa targa godet veturën e Policisë dhe ikën për në Maqedoni, lëndohen tre zyrtarë
Një person, që dyshohej për kontrabandë, ka goditur me automjetin e tij pa targa tre zyrtarë policorë në Kaçanik, pasi ndalimit gjatë patrullimit nga Njësiti i Task-Forcës.
I dyshuari i automjetit, duke mos u ndalur, ka goditur veturën zyrtare të PK-së, ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë, që gjendeshin në automjet të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 19:30, në Kaçanik, raporton Zeri.info.
“Kaçanik / 02.09.2025 - 19:30. Policia e Kosovës, Njësiti i Task-Forcës DRK-Lindje, gjatë patrullimit kanë vërejtur një kombi pa targa që dyshohet për kontrabandë dha gjatë ndjekjes i dyshuari mashkull kosovar drejtues i mjetit, duke mos u ndalur ka goditur veturën zyrtare të PK-së, ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë që gjendeshin në automjet, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e R. Maqedoni Veri, ndërsa automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së R. Kosovës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri