Gjendet pa shenje jete një 70-vjeçar në Korçë

Gjendet pa shenje jete një 70-vjeçar në Korçë

Kronika September 02, 2025 - 22:53

Një person i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete sonte në Korçë.

Bëhet e ditur se ai jetonte i vetëm, një vajzë e tij jetonte në Amerikë, ndërkaq vajza tjetër dhe bashkëshortja, jetonin në Itali.

Bëhet e ditur se policia është duke punuar për të gjetur shkakun e vdekjes së tij, raporton abcnews.al.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.