
Arrestohen katër të huaj në Gjakovë, u gjenden medikamente pa dokumente
Kronika
September 02, 2025 - 10:22
Katër shtetas të huaj janë arrestuar nga policia mbrëmë, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture, me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente që po transportoheshin pa dokumentacionin përkatës.
“Pas intervistimit nga organet hetimore, me urdhër të prokurorit, drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Rasti është iniciuar si “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.