Parandalohet hyrja e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë [video]

Parandalohet hyrja e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë [video]

Kronika September 02, 2025 - 09:21

Dogana e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se është parandaluar hyrja e 7500 produkteve të falsifikuara në vendin tonë.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të një ngarkese të paraqitur për import nëpërmjet portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:

• Mbushës telefoni – 1250 copë

• Koka mbushës telefoni – 5750 copë

• Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë.