Vdekja e 35-vjeçarit në vendin e punës në Mushtisht, arrestohen dy persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdekja e 35-vjeçarit në vendin e punës në Mushtisht, arrestohen dy persona

Kronika September 02, 2025 - 09:18

Një 35-vjeçar gjatë së hënës është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës, pasi dyshohet se ka marrë lëndime në vendin e tij të punës në fshatin Mushtisht.

Sipas raportimeve, viktima është goditur nga një vinç dhe si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se tashmë dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës

Suharekë, 01.09.2025-14:30. Raportohet se në Emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri