Aksident i rëndë në Bresje të Fushë-Kosovës [video]

Aksident i rëndë në Bresje të Fushë-Kosovës [video]

Kronika September 02, 2025 - 08:40

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë mes dy makinave raportohet të ketë ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës.

Siç mëson Klankosova.tv, në vend të ngjarjes kanë qenë edhe ekipet e zjarrfikjes, të cilët kanë nxjerrë disa persona nga veturat e aksidentuara.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, mirëpo nga pamjet shihet se dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Nga Policia ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj.