
Aksident në Raushiq të Pejës, lëndohen dy persona
Kronika
August 31, 2025 - 23:07
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.