
Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje
Kronika
August 28, 2025 - 20:24
Të enjten rreth orës 14:30 është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.
Kështu ka thënë për “Zërin”, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Sipas tij, fillimisht i dyshuari ishte ndalur me veturë e më pas i ishte gjetur e sekuestruar arma e zjarrit.
Pllana ndër tjera bëri të ditur se i dyshuari është E.S., 35-vjeçar dhe se ndaj tij është inicuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’. /Zëri
